Ndërlidhjet

BAN NAMKEN


Ish presidentët amerikanë: Bill Klinton dhe George Bush, filluan vizitën në vendet e goditura nga cunami, në Azi. Në njërin nga fshatrat e shkatërruara të Tailandës, Klinton tha se është i lumtur që mund të ndihmojë lehtësimin e vuajtjeve të kësaj tragjedie. "Ajo çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që të mos i harrojnë këta njerëz edhe atëherë kur kamerat nuk janë këtu" tha Klinton. Ndërkaq sipas ish presidentit George Bush ata dëshirojnë të mbajnë në sipërfaqe interesin e amerikanëve dhe të sektorit privat, në mënyrë që të vazhdojmë përpjekjet për të ndihmuar. Bush dhe Klinton janë caktuar nga Shtëpia e Bardhë për të udhëhequr me ndihmat private për rajonin e goditur nga cunami, ku humbën jetën rreth 250.000 persona.
XS
SM
MD
LG