Ndërlidhjet

BEJRUT


Një ekip i Kombeve të Bashkuara i ka filluar hetimet për vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri.
Kreu i ekipit, irlandezi Peter Fitzgerald tha se do të punohet me "paanshmëri të plotë dhe profesionalizëm" për hetimin e "krimit të tmerrshëm", në të cilin u vranë ish kryeministri i Libanit dhe 17 njerëz të tjerë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, i ka bërë thirrje Sirisë t'i tërheqë trupat e saj nga Libani deri në prill.
"I kam kërkuar Sirisë të bëjë gjithçka është e mundur t'i përmbushë detyrimet, në mënyrë që para Këshillit të Sigurimit të mos kërkoj masa shtesë, të cilat janë të pashmangshme nëse trupat e Sirisë nuk tërhiqen nga Libani", tha Annan.
XS
SM
MD
LG