Ndërlidhjet

BAGDAD


Tri ditë para mbledhjes së parë të parlamentit, dy forcat fituese në zgjedhjet e 30 janarit, ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë. Zyrtari i lartë i bllokut të partive shiite, Ahmad Chalabi nuk arriti sukses në bisedimet me partitë kurde, që dolën të dytat në zgjedhje. Nga zhvillimet tjera në Irak, veçohet informacioni se forcat amerikane arritën të parandalojnë një sulm vetëvrasës me bombë në afërsi të bazës së naftës në Kirkuk.
XS
SM
MD
LG