Ndërlidhjet

BAGDAD


Partitë kurde në Irak thanë se janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet me bllokun shiitë për formimin e qeverisë së re. Negociatori kurd, Fuad Massum tha se disa çështje, siç është statusi i qytetit të ndarë etnik Kirkuk, kanë mbetur për t'u diskutuar ditët e ardhshme. Këto komente u bënë pasi sot paradite u njoftua se bisedimet ndërmjet partive shiite dhe kurde kanë dështuar. Aleanca e bashkuar shiite doli e para në zgjedhjet e 30 janarit kurse blloku i partive kurde u rendit i dyti.
XS
SM
MD
LG