Ndërlidhjet

HAGË


Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë lidhur me krimet e dyshuara të kryera gjatë konfliktit 1998-99.
Haradinaj, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, u deklarua i pafajshëm për të gjitha 37 akuzat e prokurorisë të Tribunalit të Hagës, për rolin e tij në abuzimet kundër civilëve serbë, shqiptarë dhe romë.
Javën e kaluar, haradinaj dha dorëheqje dhe iu dorëzua gjykatës së Kombeve të Bashkuara.
Dy ish bashkëpunëtorët e tij të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, gjithashtu u deklaruan të pafajshëm për akuzat e njëjta.
Dy të akuzuarit, gjithashtu iu dorëzuan autoriteteve të gjykatës të mërkurën.
XS
SM
MD
LG