Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KABUL


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, në Afganistan ka zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë të vendit. Rajs para mbërritjes në Kabul i ka cilësuar shumë pozitiv hapat e Afganistanit drejt demokracisë. Pas takimit me presidentin Karzai, Kondoliza Rajs ka deklaruar:
"Ne kemi një angazhim afatgjatë në këtë vend. Ne mësuam, ndoshta në mënyrën më të rëndë, se çfarë do të thotë të mos jesh i angazhuar në plan afatgjatë. Kjo ndodhi me largimin tonë pas tërheqjes së forcave të ish Bashkimit Sovjetik nga Afganistani, ndaj edhe i përsërita presidentit Karzai se tragjedia e 11 shtatorit ishte një tragjedi e përbashkët e popullit amerikan dhe afgan", ka thënë Kondoliza Rajs.
Ajo ka shtuar se tash Afganistani nga një vend burim i terrorizmit është shëndrruar në aleat në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG