Opozita protestoi në Bejrut me kërkesën për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për vrasjen e ish kryeministrit, Rafik Hariri, me 14 shkurt. Protestuesit marshuan në heshtje nëpër sheshin e kryeqytetit deri në vendin ku ndodhi shpërthimi. Ndërkohë, në Bejrut sot u mbajt edhe marshi i përkrahësve të lëvizjes pro siriane Hezbollah. Vrasja e Haririt unfikoi opozitën dhe qeveritë ndërkombëtare në kërkesën për tërheqjen e plotë të trupave të Sirisë nga Libani.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.