Ndërlidhjet

LONDËR


Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet së bashku ta mbështesin paqen, stabilitetin dhe demokracinë në Ballkan dhe të sigurojnë që të gjitha vendet e këtij rajoni ta kenë perspektivën e anëtarësimit në BE dhe në Nato, ka thënë mbrëmë nënsekretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns, gjatë fjalimit në Institutin mbretëror për çështje ndërkombëtare në Londër. Zoti Bërns mëtutje ka thënë se vitit 2005 është vit i vendosjes për Kosovën dhe ka shtuar se përfaqësuesve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit u ka treguar për rëndësinë që Kosova ti plotësoj standardet dhe se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se kjo do të çoj në procesin e përcaktimit të statusit final të Kosovës, më vonë gjatë këtij viti. "Ne besojmë se të gjithë në Kosovë, përfshirë shqiptarët dhe serbët, duhet ta nisin dialogun dhe të punojnë për Kosovë demokratike dhe multietnike, në të cilën respektohen të drejtat dhe siguria e të gjithë qytetarëve", tha Nikolas Bërns, nëneskretar amerikan i shtetit. Zoti Bërns, ish ambasador amerikan në Nato dhe në Greqi, në këtë post erdhi në vend të Mark Grosmanit.
XS
SM
MD
LG