Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld gjatë vizitës së paparalajmëruar në Irak, u takua me gjeneralët amerikanë dhe kryeministrin e ri Ibrahim al Jaafari. Ai u shpreh kundër spastrimeve brenda forcave të sigurisë në kohën kur vazhdojnë sulmet e kryengritësve. Një gjë e tillë ishte kërkuar nga kryeministri al Jaafari, sipas të cilit në forcat vendore të sigurisë ka shumë ish anëtarë të partisë së Saddam Hysseinit. Me kryeministrin e ri Ramsfeld diskutoi edhe për procesin politik në Irak.
"Patëm diskutime të frytshme për procesin aktual politik. Ky proces, nuk ka pasur ndkim vetëm brenda vendit por edhe në rajon dhe në botë" tha Rumsfeld. Al Jaafari ndërkaq tha se shpreson që formimi i kabinetit qeveritar të përfundojë deri në fund të javës.
XS
SM
MD
LG