Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Robert Zoellick vizitoi sot Irakun. Ai ishte në qytetin Falluxha ku u takua me trupat e Shteteve të Bashkuara. Pritet që më vonë gjatë ditës, zoti Zoellick do të takohet me kryetarin e Irakut, Jalal Talabani dhe me kryeministrin Ibrahim Jaafari. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo është vizita e dytë e nivelit të lartë e zyrtarëve amerikanë brenda dy ditëve, në periudhën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndihmojnë kalimin e Irakun në demokraci. Dje në Irak ishte edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG