Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës morën pjesë në varrimin e Enver Haradinajt në Gllogjan, i cili u vra të premten. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe vëllezërit e tij: ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i liruar përkohësisht nga Tribunali i Hagës dhe Daut Haradinaj i liruar për disa orë nga burgu i Dubravës.
"Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të ruajtur jetën e qytetarëve dhe Kosovën si dhe me i ndalë dhimbjet, është mbështetja e proceseve në të cilat ndodhet Kosova" tha ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë përfaqësuesë të institucioneve dhe të politikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG