Ndërlidhjet

VILINUS


NATO-ja dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak, e cila nga Aleanca Veriatlantike është cilësuar si pikë kthese në marrdhëniet me Moskën.
Nënshkrimi është bërë gjatë takimit dy ditor mes ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s, që ka filluar në kryeqytetin e Lituanisë, vend balltik dikur ish republikë sovjetike.
Lidhur me temat e tjera të diskutimit në këtë takim shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Schieffer tha:
"Kam besim se diskutimet tona jozyrtare sot rreth Afganistanit, Kosovës, Gjerogjisë dhe çështjeve të tjera që do ngrejnë ministrat, do të jenë ndihmesë në përpjekjet tona për të ndërtuar konsensusin politik."
XS
SM
MD
LG