Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti i Francës, Jacques Chirac po vazhdon fushatën e tij në favor të miratimit të Kushtetutës së Bashkimit Evropian, në referendumin, që në këtë vend mbahet më 29 të këtij muaji. Në këtë kuadër zoti Chirac, foli edhe për pasojat eventuale, nëse francezët nuk e miratojnë Kushtetutën e BE-së.
- Do të ishte një moment i vështirë për Francën. Nga kjo aventurë Franca do të dilte më e dobët në aspektin e mbrojtjes së interesave të saj dhe do të ishte përgjegjëse për dëmtimin e krijimit të BE-së, që ishte zhvilluar gjatë 50 vjetëve.
XS
SM
MD
LG