Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti Vladimir Putin kanë zhvilluar bisedime të hapura për një varg çështjesh, përfshirë shqetësimet amerikane për ngecjen e reformave demokratike në Rusi.
Lidhur me takimin, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice deklaroi:
Presidenti Bush foli me presidentin Putin për fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit, dhe komentet që Putin i bëri për reformat e brendshme në Rusi. Mendoj se kjo edhe një herë nënvizon se dy burrështetasit kanë zhvilluar marrëdhënie të atilla, sa që mund të flasin për çfarëdo teme në mënyrë konstruktive dhe miqësore", tha Rice.
Zyrtarët thanë se Putin dhe Bush gjithashtu i trajtuan Lindjen e Mesme, Irakun, Korenë e Veriut, Afganistanin dhe Iranin.
XS
SM
MD
LG