Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, më 27 maj, në Nju Jork, do t'i raportojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një progres të rëndësishëm që është bërë në përmbushjen e standardeve gjatë tre muajve të fundit në Kosovë.
Agjencia Rojter bën të ditur se e disponon raportin e zotit Petersen, ndërsa shton se ai do të potencojë, progresin e madh në planin e sigurisë dhe të drejtave të pakicave.
Në këtë kontekst, zoti Petersen do të raportojë për avansimin në lirinë e lëvizjes të pjesëtarëve të pakicave, shkallën e ulët të krimeve ndëretnike, dhe "pjekurinë e shtuar" që po dëshmojnë institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG