Ndërlidhjet

PRAGË


Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje se autoritetet e Uzbekistanit i kanë hedhur poshtë thirrjet e Kombeve të Bashkuara për hetimin e ngjarjeve të dhunshme të javës së kaluar në qytetin Andijan.
Zëdhënësja e BE-së Emma Udwin i bëri thirrje Uzbekistanit ta rishikojë vendimin e tij.
"Vizita që u realizua nga diplomatët dhe gazetarët e huaj në Andijan thjesht nuk është zëvendësim për një mision profesional për hetimin e fakteve, i cili do ta qartësonte atë që për momentin nuk është e qartë", tha Udwin.
Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së pritet ta diskutojnë gjendjen e krijuar në Uzbekistan.
Po sot, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer e kritikoi vendimin e qeverisë uzbeke, dhe tha se ai mund ta dëmtojë partneritetin e këtij vendi me NATO-n.
Ndërkohë, qindra protestues kanë demonstruar para ndërtesës qeveritare në qytetin Karasu, duke kërkuar lirimin e disa udhëheqësve lokalë, të arrestuar për pjesëmarrje në protestat e javës së kaluar.
Qeveria e Uzbekistanit pohon se 169 njerëz u vranë të premten e kaluar, por organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe grupet opozitare uzbeke thonë se numri i të vrarëve mund të jetë rreth 1.000.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG