Ndërlidhjet

PEKIN


Raportohet se policia e Kinës ka forcuar sot masat e sigurisë në Pekinin qendror në përvjetorin e 16-të të ndërhyrjes së përgjakshme kundër protestuesve për demokraci në sheshin Tienanmen. Qindra studentë të pa armatosur dhe demonstrues ishin vrarë natën ndërmjet 3 e 4 qershorit të vitit 1989, kur trupat e Kinës dhe tanket hynë në Pekin dhe i ndalën protestat. Grupi për të drejtat e njeriut, Amensty International e ka shënuar këtë përvjetor duke i bërë thirrje qeverisë së Kinës që të zhvilloj hetime të pavarura lidhur me këtë gjakderdhje dhe ti liroj të gjithë personat që ende mbahen në burg lidhur me këtë ngjarje, e që asnjëherë nuk kanë pasur gjykim të drejtë. Mbrëmë, një zyrtar i ministrisë së jashtme të Kinës e mbrojti aksionin e qeverisë në sheshin Tienanmen në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG