Ndërlidhjet

SARAJEVË


Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns, vizitoi Bosnjë-Hercegovinën ku u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe, me përfaqësuesit e NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së. Burns ka thënë se integrimi i Bosnjë Hercegovinës në NATO varet nga arrestimi i Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiçit.
Burimet amerikane njoftojnë se qëllimi i turneut ballkanik "është diskutimi i përpjekjeve amerikane për një qëndrueshmëri afatgjatë në Ballkan dhe integrimin e tij në institucionet euroatlantike".
Burns, në kuadër të turneut ballkanik do qëndrojë dhe në Prishtinë e Beograd. Në Prishtinë ai do diskutojë "vizionin amerikan për të ardhmen e Kosovës dhe bashkëpunimin me Grupin e Kontaktit."
XS
SM
MD
LG