Ndërlidhjet

SIRTE/LIBI


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, lansoi sot Fondin për Demokraci, në hapje të samitit të Unionit Afrikan, në Sirte të Libisë. Ai tha se Fondi do të ofrojë ndihmë për vendet që synojnë vendosjen apo forcimin e demokracisë.
Gjatë takimit dy ditor pritet që udhëheqësit e vendeve afrikane të bashkohen në kërkesën për dy vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe të bëjnë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare kundër varfërisë, dhe për shlyerjen e borxheve të jashtme.
XS
SM
MD
LG