Ndërlidhjet

PEKIN


Bisedimet 6-palëshe për t'i dhënë fund krizës së programit bërthamor të Koresë së Veriut, kanë hyrë në ditën e tetë, derisa negociata janë fokusuar në hartimin e një deklarate të përbashkët. Kryengociatori amerikan Christopher Hill tha se vazhon të ketë dallime të mëdha mes negociatorëve:
"Të jem i sinqertë, ka shumë dallime. Ne jemi shumë të përkushtuar për negociatat, që të punojmë përmes dialogut, por duhet të jem i qartë se ka shumë dallime mes Koresë së Veriut në njërën anë dhe të gjithë të tjerëve në anën tjetër", tha Hill.
XS
SM
MD
LG