Ndërlidhjet

BAGDAD


Persona të armatosur e kanë rrëmbyer drejtuesin e përgjithshëm të Bankës Qendrore të Irakut.
Policia dhe familjarët thanë se Hasib Juwaid është rrëmbyer para shtëpisë së tij në Bagdad nga njerëz me dy automjete.
Kryengritësit në Irak zhvillojnë fushatë me sulme vetëvrasëse, vrasje dhe rrëmbime, në përpjekje për të përmbysur qeverinë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Mijëra irakianë janë rrëmbyer deri tash për shpërblesë apo arsye politike, në një fushatë të dhunshme, e cila vazhdon ta privojë këtë vend nga investimet e huaja, aq të nevojshme.
Në zhvillime tjera, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 6 ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën nga shpërthimet dhe të shtënat në 24 orët e fundit në Irak.
Ndërkohë, udhëheqësit irakienë sot sërish do të përpiqen t'i kapërcyer dallimet rreth projekt kushtetutës.
Nesër është afati i fundit që projekt dokumenti t'i paraqitet parlamentit për miratim.
Dallimet kryesore kanë të bëjnë me rolin e Islamit dhe nivelin e autonomisë rajonale.
Në fjalimin javor të radios, presidenti amerikan George Bush tha dje se kushtetuta e Irakut "është hap kritik në rrugën e Irakut drejt pavarësimit".
XS
SM
MD
LG