Ndërlidhjet

ATHINË


Mjekët ligjorë të Greqisë thanë se ekzaminimet fillestare të disa kufomave nga 121 viktimat e rrëzimit të aeroplanit qipriot, kanë sinjalizuar se ata kishin ngrirë për vdekje përpara se aeroplani të rrëzohej.
Mjeku Philippos Koutsaftis tha se "hipoteza kryesore është asfiksimi", por shtoi se ende asgjë nuk mund të përjashtohet.
Ministria e Mbrojtjes e Greqisë tha se autopsitë e kryera në disa kufoma, kanë treguar se ato kishin ngrirë përpara se aeroplani i kompanisë Helios të rrëzohej në afërsi të Athinës.
Hetuesit besojnë se dështimi teknik ka qenë shkaktari i rënies së shpejtë të shtypjes së ajrit në aeroplan.
Dy kutitë e zeza janë gjetur, dhe janë dërguar në Francë për analiza.
Ndërkohë, qeveria e Qipros sot e bëri publike listën e udhëtarëve të aeroplanit.
Një pilot gjerman dhe 12 shtetasit grekë janë të vetmit joqipriotë nga të gjitha 121 viktimat.
XS
SM
MD
LG