Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioneri i Policisë së UNMIK-ut, Kai Vitrup, ka përcaktuar një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo person që jep informacione në zbardhjen e rastit të vrasjes së dy serbëve në afërsi të Shterpcës më 27 gusht të ketij viti. Në një takim me gazetarët, zoti Vitrup ka thënë se shpërblimi ndahet nga buxheti i policisë se Kombeve të Bashkuara dhe ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve mbi këtë rast. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në ndriçimin e kësaj vrasjeje deri më tash kanë punuar 10 hetues, ndërkaq prej sot e tutje do të jenë të angazhuar 25.
XS
SM
MD
LG