Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka përshendetur vendimin e Tribunalit të Hagës, që Ramush Haradinajt t'i lejohet aktiviteti politik. Z. Rugova tha se Haradinajt tani i është mundësuar që t'i ndihmojë proceset pozitive dhe proceset për zhvillimin e Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur.
Përgatitjet e Prishtinës për fazën e bisedimeve për statusin, janë diskutuar sot edhe gjatë një takimi që kryeministri Bajram Kosumi ka zhvilluar me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Me këtë rast janë përcaktuar 6 prioritete të përbashkëta të punës gjatë muajve të ardhshëm.
"Ne duhet të mbajmë një gjendje stabile politike e të sigurisë gjatë procesit të bisedimeve dhe do të vazhdohet implementimi i standardeve. Prioritete tjera janë reformat në pushtetin lokal, bartja e kompetencave te kosovarët në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, ndërtimi i kapaciteteve në institucionet e Kosovës dhe prioriteti i gjashtë është ristrukturimi i UNMIK-ut", ka thënë Jessen-Petersen.
XS
SM
MD
LG