Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Kosovë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari ka takuar sot përfaqësues të serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës kanë paraqitur para zotit Marti Ahtisari qëndrimin e tyre se Kosova e pavarur është krejtësisht e papranueshme për serbët, ndërkohë që vetë zoti Ahtisari u ka shpjeguar atyre se zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të sillet brenda parimeve të miratuara nga Grupi i Kontaktit. Në takimin e sotëm me zotin Ahtisari kanë marrë pjesë përfaqësues forcash të ndryshme politike të serbëve të Kosovës, përfshirë ata të Listës serbe për Kosovën e Metohinë dhe përfaqësues të Këshillit Nacional Serb.
Ahtisari nga ana e tij u ka shpjeguar serbëve se zgjidhja për statusin duhet kërkuar brenda parimeve të Grupit të Kontaktit.
Ahtisari në këto momente po takon përfaqësues të pakicave joserbe, ndërsa pasdite mban një konference shtypi me çka i jep fund vizitës së tij të parë në Kosovë në këtë cilësi.
XS
SM
MD
LG