Ndërlidhjet

PRISHTINË


Administrata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se qeveria irlandeze ka nënshkruar një marrëveshje me këtë administratë për të dhuruar 250 mijë euro në rindërtimin e Mëhallës së Romëve në jug të qytetit të Mitrovicës. Në një komunikatë të kësaj administrate thuhet se faza e parë e rindërtimit të Mëhallës do të kushtojë përafërsisht 8 milionë euro. Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka dhënë 200 mijë euro, kurse vetë shefi I administratës ndërkombëtare, nga fondi I UNMIK-ut ka ndarë 250 mijë euro për rindërtimin e Mëhallës. Rreth 530 romë, 70 për qind e të cilëve kanë jetuar para luftës në Mëhallën e Romëve, tash gjenden në kampet e vendosura në veri të Kosovës dhe jetojnë nën rrezikun e helmimit nga mbetjet toksike përreth këtyre kampeve.
XS
SM
MD
LG