Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për buxhetin për periudhën 2007-2013. Kryeministri britanik, Tony Blair, pas shpalljes së marëveshjes tha se çelësi është lejimi i zgjerimit me anëtarë të rinj të cilët duhet të jenë të aftë për të planifikuar paratë që do të marrin. Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian Jose Manule Barroso tha se mareveshja është në të vërtetë një sinjal politik shumë i rendësishëm për Evropën-tha zyrtari i lartë evropian. Po sot Liderët e Bashkimit Evropian vendosen që Maqedonisë ti jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në bllok. Në kumtesën, thuhet se pranimi i Maqedonisë varet nga debatet ndërmjet të 25 anëtarëve të tashëm lidhur me kapacitetin e BE-së për të absorbuar anëtarë të rinj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG