Holandezi Jap de Hoop Scheffer e mori sot postin e sekretarit të përgjithshëm të Natos. Në një konferencë për gazetarë në Bruksel ai tha se prioritet i aleancës veri-atlantike do të jetë vazhdimi i transformimit dhe ndërtimi i lidhjeve trans-atlantike. Deri tash, sekretar i përgjithshëm i Natos, ishte George Robertson, i cili e përfundoi mandatin e tij katërvjeçar.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.