Ndërlidhjet

TEHERAN


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameni, ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë menjëherë në krizën aktuale politike, lidhur me heqjen nga listat zgjedhore të rreth 100 kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.
Presidenti i Iranit, Mohamed Khatami, ka thënë se heqja e kandidatëve është në kundërshtim me parimet e demokracisë fetare.
Ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, në Teheran ka deklaruar se zgjedhjet demokratike janë themelore për mardhëniet me Iranin.
"Ne dëshirojmë së tepërmi, që procesi zgjedhor, të jetë sa më i ndershëm, i lirë dhe i hapur, që të jetë e mundur. Dhe këtu kam parasysh jo vetëm zgjedhjet, por dhe procesin që con drejt tyre. Kjo është ajo që ne duam të shohim në Iran, por dhe që shumica e popullit iranian dëshiron", tha Solana.
XS
SM
MD
LG