Ndërlidhjet

BAQUBA


Dy civilë irakienë dhe sulmuesi i dyshuar janë vrarë nga shpërthimi në qytetin Baquba.
Burime të spitalit thanë se të paktën 14 persona janë plagosur.
Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pas sulmit vetëvrasës në xhaminë e qytetit ku u vranë 5 njerëz.
Po sot, forcat amerikane i kanë arrestuar 4 familjarë të Izzat Ibrahim al-Douri, ish bashkëpunëtorit të ngushtë të Saddam Husseinit, dhe për momentin personit më të kërkuar në Irak.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se po e shqyrtojnë planin për zgjedhjen e qeverisë së re të përkohshme deri në 30 qershor.
Zëdhënësi i departamentit të shtetit Adam Ereli tha: "Do të ketë diskutime me palët e ndryshme në Irak rreth modaliteteteve dhe çështjeve teknike rreth zgjedhjeve, për të siguruar transparencën dhe përshpejtuar afatin, të cilin irakienët e dëshirojnë".
XS
SM
MD
LG