Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

DAVOS


Nënpresidenti amerikan, Dick Cheney, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.
Cheney i bëri komentet gjatë fjalimit të tij në Davos të Zvicrës, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror.
Nënpresidenti amerikan, tha se vendet demokratike duhet të jenë të përgatitura të përdorin edhe forcën kundër terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë, nëse diplomacia nuk tregohet e suksesshme.
"Ne duhet të veprojmë me shpejtësinë që kërkon ky rrezik. Njerëzit e qytetëruar duhet të bëjnë cdo gjë të mundshme, në mënyrë që të mundim terrorizmin dhe të ndalojmë armët e shkatërrimt në masë. Këto janë detyra që ne do të përballemi dhe në të ardhmen e afërt", tha Cheney.
Më tej ai ka shtuar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkohen në nxitjen që duhet t'i bëjnë qeverisë iraniane "në mënyrë që të respektojë kërkesat legjitime të popullit të Iranit". Njëherësh Cheney ka kërkuar nga evropianët që të mbështesin reformat dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, përfshi dhe gjetjen e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG