Ndërlidhjet

NJU HEMPSHIR, SHTETET E BASHKUARA


Senatori nga Masaçusetsi, John Kerry ka fituar në rundin e dytë të votimeve për nominim presdiencial të partisë demokratike. Zoti Kerry fitoi 39 % të votave në Nju Hempshir. Ai pat fituar edhe në rundin e parë në Ajova. Në vendin e dytë u plasua ish guvernatori i Vermontit, Howard Dean me 26% të votave, në vendin e tretë ish komandanti suprem i natos, Wesley Clark me 13%, ndërsa në vendin e katër u plasua senatori John Edwards me 12% të votave. Rundi i ardhshëm i zgjedhjeve për nominim presidencial demokrat mbahet të martën e ardhshme, më 3 shkurt kur votimet zhvillohen në shtatë shtete federale. (Më gjërësisht në rubrikën "kronika").

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG