Ndërlidhjet

BAGDAD


Në dy sulme vetë-vrasëse me bomba në Arbil të Irakut u vranë shumë persona dhe u shkatërruan selitë e dy partive kurde. Gjenerali amerikan, Mark Kimit tha sot në Bagdad se së paku 56 persona janë vrarë ndërsa afro 200 të tjerë janë plagosur. Lidhur me autorët e mundshëm të këtyre sulmeve, gjenerali Kimit tha se "në këtë pikë nuk kemi ndonjë grup që ka marrë përgjegjësi. Mund të jetë Ansar al-Islam, mund të jetë al-Kaida, mund të jetë secili nga grupet terroriste të jashtme që veprojnë ose përpiqen të veprojnë brenda Irakut" – ka thënë Mark Kimit.
XS
SM
MD
LG