Abdyl Jakupi, ish pjesëtarë i Armatës Kombëtare Shqipëtare, i është dorëzuar forcave të KFOR-it në Kosovë. Abdyl Jakupi, më herët ishte dënuar në mungesë nga ana e autoriteteve maqedonase me 7 vjet burg për kidnapimin e 2 policëve maqedonas dhe vendosjën e minave në hekurudhë. Avdyl Jakupi, i njohur si komandant Çakalla, ishte një nga liderët e AKSH-së, e cila nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është cilësuar si grup terroristë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.