Presidenti amerikan, George Bush, ka kërkuar nga Kongresi të miratojë buxhetin prej 2.4 triliard dollarësh, për vitin fiskal, që fillon në 1 tetor të këtij viti. Ky projekt-buxhet parasheh një rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes, por përfshin dhe deficitin buxhetor prej 521 milionë dollarë.
Kriza e pas 11 shtatorit 2001, në sektorin ekonomik dhe kostua e luftës kundër terrorizmit janë shkaktarët e deficitit buxhetor, ka thënë presidenti Bush dhe ka shtuar:
"Kam besim se buxheti ynë duhet të trajtojë këtë situatë serioze, e cila vjen nga që jemi në luftë dhe pësuam humbje ekonomike nga terrorizmi. Por buxheti jonë është në gjendje të trajtojë këto probleme në mënyrë të tillë që do të përgjysmojë deficitin buxhetor federal."
Nga ana tjetër buxheti parasheh dhe rritje të fondeve për diplomacinë publike, vecanërisht përmes programeve të radiove, televizioneve dhe internetit.