Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se zënia e letrës në Irak, nëpërmjet së cilës kërkohet ndihmë nga rrjeti terrorist al-Qaida, tregon se kryengritja në Irak po vazhdon. Mëtutje, mbrëmë vonë, zoti Powell, tha:
- Sa i përketë vetë kësaj letre, ajo tregon shumëçka. Ata i përshkruajnë dobësitë që i kanë në përpjekjet e tyre për ti penguar angazhimet e koalicionit, por, njëherësh, kjo tregon se ata nuk janë dorëzuar. Ata po përpiqen që të sjellin më tepër terroristë brenda në Irak për të krijuar më tepër organizata terroriste. Por, ata nuk do të kenë sukses në përpjekjet e tyre për ta zbrapsur koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG