Ndërlidhjet

SHKUP


Menduh Thaçit, Xhezair Shaqirit dhe Avdyl Jakupit-"Çakalla", Departamenti amerikan i Thesarit ua ka ndaluar transaksionet financiare në SHBA dhe i bllokoi llogaritë e tyre bankare për shkak se pengojnë Marrëveshjen e Ohrit, njoftoi Ambasada amerikane në Shkup.
Shaqiri është funksionar i Partisë Demokratike Kombëtare dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Thaçi është nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, ndërsa "Çakalla" është arrestuar në Kosovë nën akuzën për "terrorizëm dhe vrasje". Në "listën e zezë" të Amerikës të shpallur në qershor të vitit 2003 ndodhen ish-ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski, anëtarët e PDK-së Kastriot Haxhirexha, Xhevat Ademi dhe Nevzat Halili, si dhe disa ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe anëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare.
Departamenti i Thesarit gjithashtu mori vendim për bllokadën financiare të 10 personave të Bosnjës e Hecegovinës për shkak obstruksioneve të Marrëveshjes së Dejtonit dhe tre personave tjerë të Maqedonisë.
Bashkimi Evropian vendosi sot të ndalojë qëndrimin në vendet e bllokut perëndimor të 12 ekstremistëve maqedonas, të akuzuar se kanë tentuar të minojnë në mënyrë të përsëritur Marrëveshjen e Ohrit. Vendimi, i përgatitur më parë në nivel ambasadorësh, u miratua nga Ministrat e Ekonomisë të mbledhur në Bruksel. Një komunikatë shpjegohen arsyet e këtyre masave shtrënguese të marra ndaj ektremistëve maqedonas. "Megjithë përmirësimin e pëgjithshëm të situatës, disa individë vazhdojnë të nxisin ose të marrin pjesë në veprime të dhunshme që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit", nënvizon dokumenti. Në dokument shtohej se "12 personat e prekur nga këto masa minojnë zbatimin konkret të marrëveshjes, me veprime të ndërmarra jashtë procesit demokratik". "Për pasojë, atyre u ndalohet për një vit dhënia e vizave nga vendet anëtare të Bashkimit Europian", shpjegoi burimi europian. Ata janë Gafur Adili, Hamdi Bajrami, Spiro Butka, Goran Georgievski, Xhemail Hyseni, Avdyl Jakupi, Daut Rexhepi, Sait Rushiti, Izair Samiu, Goran Stojkov, Fadil Sulejmani dhe Gjyner Sulejmani.
XS
SM
MD
LG