Ndërlidhjet

PRISHTINË


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila është njëherësh dhe kryetare e komisionit parlamentar për personat e rrëmbyer dhe të pagjetur, ka deklaruar se nuk do të jetë anëtare e Grupit punues për personat e zhdukur, i cili është një nga grupet e punës në kuadër të bisedimeve për cështje praktike mes Prishtinës dhe Beogradit.
Zonja Brovina ka deklaruar se "për të rrëmbyerit gjatë luftës nuk mund të flitet si për një çështje teknike, por zbardhja e fatit të tyre duhet të jetë parakusht dhe hap i parë për krijimin e një atmosfere për bisedime". Kjo është dhe arsyeja përse ajo nuk do të marrë pjesë në grupin punues në fjalë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG