Ndërlidhjet

MADRID


Grupi separatist bask ETA, mbetet i dyshuari kryesor për sulmet e së enjtes në Madrid, ku humbën jetën rreth 200 njerëz dhe u plagosën mbi 1'400 të tjerë.
Këtë e ka përsëritur gjatë ditës Ministri i Brendshëm spanjoll, Angel Acebes. Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se janë arrestuar 3 marokenë dhe 2 indianë nga policia spanjolle.
Gjatë ditës u zhvillua në Spanjë funerali i parë i viktimave të sulmeve në stacionet e trenit.
Njëherësh kryeministri britanik, Tony Blair, ka përsëritur solidaritetin me Spanjën.
"Ne duhet të jemi të përgatitur t'i godasim terroristët kurdo dhe kudo që të mundemi. Por le të të bëjmë të qartë dhe mesazhin që vjen nga Spanja, Britania dhe nga gjithë bota e lirë: në dhimbjen tonë ne nuk do të tregojmë frikë, por do bëjmë c'është e mundur të mbrojmë jetët tona dhe të mundim terrorizmin", tha Blair.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG