Ndërlidhjet

TIKRIT


Komandanti i forcave amerikane në Irak tha se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara do të jetë i gatshëm të reagojë edhe nëse largohen trupat spanjole, dhe kjo nuk do të paraqesë problem të madh ushtarak.
Gjeneral lejtnant Richardo Sanchez tha se tërheqja e mundshme e 1.300 forcave spanjole nuk do të ndikojë në ruajtjen e paqës, në zonën e Irakut ku Spanja e ka rolin dominant.
Pas fitores së papritur, kryeministri i ardhshëm i Spanjës Jose Luis Rodriguez Zapatero tha se deri në 30 Qershor do t'i kthejë trupat spanjole në shtëpi, përveç nëse Kombet e Bashkuara e marrin përsipër sigurinë e Irakut.
XS
SM
MD
LG