Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, e ka refuzuar kërkesën e Bashkësisë Serbi e Mal i Zi për dërgimin e ushtarëve në Kosovë, ka deklaruar ministri serbo-malazez i mbrojtjes Boris Tadiq.
"Ai e hodhi poshtë kërkesën tonë, dhe jam në pozitë të vështirë si ministër i Mbrojtjes, sepse më duhet t'i shpjegoj përse s'mund t'i dërgoj trupat për t'i mbrojtur jetët në Kosovë", ka thënë Tadiq.
Më tej ai ka shtuar se Scheffer ka theksuar se NATO-ja në Kosovë detyrimet ndaj serbëve i përmbushë bazuar në Marrëveshjen teknike të Kumanovës.
Shefi NATO-s ka deklaruar se KFOR-i po bën gjithcka që është e mundur, por përgjegjësia kryesore bie mbi bashkësitë etnike.
"Sic e dini sot arritën trupa të tjerë. Në Kosovë po bëhet një punë e mirë, e vështirë, por e mirë. Për këtë është dhe KFOR-i i cili është përforcuar. Nuk përjashtoj mundësinë që në ditët e tjera të ketë përforcime të reja", ka deklaruar shefi i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG