Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka akuzuar "ekstremistët shqiptarë për orkestrimin" e dhunës anti-serbe gjatë javës së shkuar në Kosovë.
Scheffer, i cili qëndroi gjatë ditës në Kosovë, i bëri thirrje drejtuesve shqiptarë që të dënojnë dhunën. NATO-ja pas trazirave të fundit ka dërguar edhe 2 '000 ushtarë shtesë në Kosovë.
Scheffer vlerësoi si të turpshme sulmet ndaj UNMIK-ut dhe KFOR-it, duke theksuar se besimi që humbi shpejt do kërkojë kohë që të kthehet.
Nga ana tjetër shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri, dënoi gjithashtu aktet e dhunës si të paparanueshme duke shtuar "se ka dëgjuar mjaft shqetësime nga udhëheqësit e Kosovës, po për cudi nuk u dënua dhuna ndaj serbëve." Holkeri kërkoi nga institucionet të marrin përgjegjësitë dhe nga shqiptarët në Kosovë, t'i zgjasin dorën bashkësive të tjera etnike.
XS
SM
MD
LG