Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë sot ka ulur në 19 numrin e personave të vrarë nga dhuna e fundit. Zëdhënësi Neeraj Singh ak thënë se "gjithsej janë 19 të vdekur. Prej këtyre viktimave 11 janë shqiptarë e 8 janë serbë të Kosovës". Më herët, policia e Kombeve të Bashkuara kishte thënë se numri i të vrarëve në trazirat e 17 dhe 18 marsit ishte 28.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.