Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë janë festuar pashkët, dita që shënon rilindjen e Jezu Krishtit. Kryeipeshkvi i Kosovës, Mark Sopi, gjatë meshës së mbajtur me këtë rast në kishën e Shën Ndout, tha se "kjo ditë na kujton ringjalljen e Krishtit dhe i jep përgjigje pyetjeve themelore si c'kuptim ka jeta e njeriut".
Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë përfaqësues të jetës politike të Kosovës, përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Edhe kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova i ka uruar besimtarëve të krishterë festën e pashkëve.
XS
SM
MD
LG