Ndërlidhjet

JERUSALEM


Partia Likude e kryeminsitrit izraelit Ariel Sharon do të votojë së shpejti për planin e tërheqjes së vendbanimeve hebreje nga territoret palestineze.
Ndërkaq, dy nga ndihmësit e kryeministrit Sharon, po punojnë për të përgatitur takimin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë. Lidhur me këtë takim, Raanan Gisin, zyrtar izraelit tha:
"Mendoj se takimi i ardhshëm Bush-Sharon ka mundësi për të qenë një kthesë historike, duke pasur parasysh dhënjen shtysë të procesit të paqes, për më tepër kur palestinezët nuk po dëshmohen të jenë partnerë seriozë në këtë proces."
XS
SM
MD
LG