Ndërlidhjet

TULLAMORE/IRLANDË


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë dakorduar se zvarritja e mëtejme e statusit final të Kosovës më nuk është opcion, dhe kanë kërkuar që zyrtarët e lartë të hartojnë një plan, i cili do të çonte në bisedimet për statusin final në mesin e vitit 2005.
"Ky është kontinenti ynë, është një nga fqinjët tanë, prandaj Bashkimi Evropian duhet të dalë me nisma të reja për rivendosjen e rendit në Kosovë, mbrojtjen e pakicave dhe përfundimin e dhunës", tha ministreja e Jashtme e Suedisë Laila Freivalds.
Lidhur me bisedimet për statusin final, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana tha se për këtë nuk duhet shumë të flitet. "Tani jemi përqëndruar në standardet", tha ai.
Solana bëri thirrje për riangazhim të politikës së fuqive të perëndimit, që në Kosovë të sundojë ligji, demokracia dhe standardet tjera, përpara se të diskutohet fati i saj.
"Ngjarjet e mesit të Marsit e reduktuan kredibilitetin e politikës", thuhet në letrën e lëshar nga zyra e Solanës, në të cilën gjithashtu kërkohet nga Beogradi të mbështesë një rol më konstruktiv, të pranojë dialogun, dhe të heq dorë nga hapat që do të mund ta thellonin krizën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG