Lideri i Koresë Veriore, Kim Jobn Ill sot pritet të takohet për të dytën herë me presidentin e Kinës, Hu Jin Tao, në kuadër të qëndrimit të tij në Pekin, që nga agjencitë e lajmeve cilësohet si vizitë e fshehtë. Është thënë se lideri i Koresë Veriore, Jon Ill dje arriti në Pekin dhe se me presidentin Kinez, Hu Jin Tao ka biseduar për çështje të ndihmës ekonomike dhe për programin bërthamor të Koresë Veriore.