Ndërlidhjet

BASRA


Zyrtarë të Irakut thanë se së paku 68 njerëz janë vrarë sot në sulmet me autobomba në tri stacione policie në Basra, ndërkohë që 230 të tjerë janë lënduar.
Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer tha se luftëtarët kundër koalicionit kanë një qëndrim të mbrapshtë për të ardhmen e Irakut. "Ata kanë dëshmuar edhe një herë se terroristët janë të vullnetshëm të vrasin sa më shumë njerëz që munden dhe duket se kanë vrarë edhe një numër fëmijësh", ka thënë Bremer.
Zëdhënësi i ushtrisë britanike në Basra, Jonathan Arnold tha se së tri nga shpërthimet besohet të jenë kryer nga sulmues vetëvrasës.
Ndërsa ministri i brendshëm i Irakut, Samir Sumaidy e dënoi sulmin. "Sot është kryer edhe një krim, edhe një masakër. Terroristët kanë marrë jetët edhe të një grupi tjetër njerëzish të pafajshëm, fëmijësh të pafajshëm", ka thënë Sumaidy për të shtuar se me këtë terroristët kanë shënuar edhe një fitore në vargun e fitoreve për të cilat ëndërrojnë kundër ëndrrës së vërtetë të Irakut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG