Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga shpërthimi i një bombe sot u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën disa të tjerë, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, gjenerali Mark Kimmitt. Ai tha se ky incident ndodhi në një rrugë në pjesën lindore të Bagdadit. Nga agjencitë e lajmeve, menjëherë pas këtij incidenti, ka pasur raporte se në përleshjet e ushtarëve amerikanë me kryengritës kishte viktima irakiane. Thuhej se kishte edhe fëmijë. Këto raporte nuk janë konfirmuar. Në qytetin verior të Irakut, Mosul katër irakianë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga, siç është thënë, veprimet e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG