Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry, duke folur mbrëmë vonë para gazetarëve në Kaliforni, u shpreh lidhur me zhvillimet e fundit në Irak dhe e kritikoi administratën e presidentit Bush lidhur me luftën në Irak. Në këtë aspekt, zoti Kerry tha:
-E gjithë mënyra se si ata e futën vendin në luftë mbi vlerësimet të cilat i bëri Sekretari i Mbrojtjes, Rumsfeld, e që ishin jokorrekte, është një gabim i rëndë historik në llogaritje. Unë pata menduar se ai do të jepte dorëheqje.
Presidenti amerikan George Bush, e mbrojti sekretarin amerikan të mbrotjes Donald Rumsfeld. Duke folur para gazetarëve së bashku me mbretin e Jordanisë, Abdullahun e Dytë, mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha:
-Sekretari Ramsfeld është vërtetë një Sekretar i mirë i mbrojtjes. Ai e ka shërbyer mirë vendin tonë. Sekretari Rumsfeld ishte në këtë post gjatë dy luftërave dhe ai është një pjesë e rëndësishme e kabinetit tim dhe ai do të mbetet aty.
XS
SM
MD
LG